Fundi i tetorit, por Bieta nuk i ndahet plazhit (FOTO LAJM)

Duket se fundi i tetorit, ka mbajtur kaq ngrohtë saqë VIP-at kanë shijuar edhe disa ditë të reja plazhi.

Bieta, Albani dhe djali i tyre Kroi Art po shijojnë detin dhe diellin këtë të shtunë. Ka qenë vetë moderatorja që ka postuar disa foto nga dita e tyre ku shfaqet me rrobabanjo teksa argëtohet me djalin.

"Një ditë vere, dhuratë nga vjeshta", shkruan Bieta.

Në disa prej fotove shfaqet Albani me të voglin e tij duke mbajtur lodrat.

Familja duken shumë të lumtur që i janë rikthyer plazhit në këtë stinë vjeshte.
Shtuar më 26/10/2019, ora 14:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori