Ftoi vetëm 20 veta në dasmë, vajza e George Bush tregon si desh babai i saj prishi gjithçka
Pëlqej
Pak ditë më parë vajza e ish- presidentit të Amerikës George W. Bush u martua në një ceremoni private me vetëm 20 të ftuar.

Një një intervistë për People Barbara ka treguar se di i ati ish- president për pak i shkatërroi gjithçka.

Kur Craig, bashkëshorti i Barbara- s kërkoi dorën e saj për martesë tek i ati, ky i fundit u emocionua aq shumë sa që filloi t’i thoshte të gjithëve se e bija ishte fejuar, pa marrë ende konfirmimin e saj.

“Craig i kërkoi babait dorën time për martesë. Babai im u emocionua aq shumë sa i tha të gjithëve se ne ishim fejuar megjithëse ne nuk ishim fejuar ende. Ai dhe babai im patën një bisedë të mrekullueshme prej 45 minutash. Më pas unë fillova të merrja mesazhe që më uronin për fejesën shkruan anabel.”

Kështu ka treguar Barbara Bush në intervistën e saj. Gjithashtu ajo ka rrëfyer se është prekur shumë nga vendimi i të shoqit për t’i kërkuar dorën e saj në martesë babait.
Shtuar më 11/10/2018, ora 18:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori