Braktisi takimin, zbulohet debati i ashpër dhe me sharje mes Albin Kurtit dhe Ramush Haradinajt

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot në mëngjes priti krerët e opozitës në zyrën e tij për të folur mbi ngjarjet e fundit në veri të vendit.

Atë që po u thoshte Kurti s’i pëlqeu kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili doli nga zyra e tij para se të përfundonte takimi.

Haradinaj, derisa po largohej nga takimi, ka mësuar Nacionale, e ka sharë kryeministrin Kurti.

“Nëse vazhdon qishtu, ja q*ve nanën venit dhe vetit”, është fjalia që Haradinaj ia ka thënë Kurtit në largim e sipër.

Për largimin e Haradinajt nga takimi, kryeministri Kurti tha se nuk e komenton dhe se këtë punë e bëjnë analistët.

“Për atë se kush, si sillet nuk mendoj që duhet t’i lë pa punë analistët nëpër debatet e mbrëmjes”, tha Kurti pas takimit.

Derisa në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit thuhej se opozita mbështeti Qeverinë për respektimin e ligjshmërisë në krejt territorin./Nacionale


Shtuar 8.11.2022 14:37