Ju nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale, Broja falenderoi fansat për mbështetjen

Armando Broja pësoi një dëmtim të rëndë në miqësoren ndaj Aston Villës duke humbur kështu sezonin me Chelsea.

Ai tashmë i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në ligamentin e gjurit, ndërsa falenderoi fansat për mbështetjen.

“I lumtur të them që kalova sot në mëngjes një operacion të suksesshëm.Koha që të pushoj para se të filloj rrugën time drejt rikuperimit.Faleminderit edhe një herë të gjithëve që më kanë dërguar mesazhe mbështetëse”, shkruante Broja në postimin e bërë në rrjetet sociale. /G.D albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Armando (@armando.broja)


Shtuar 21.12.2022 16:37