Frymëzoi botën me luftën kundër kancerit, ndahet nga jeta modelja
Pëlqej
Modelja braziliane, Nara Almeida ka ndihmuar shumë njerëz të mos kenë frikë nga kanceri.

Ajo ishte diagnostikuar me kancer në stomak dhe në profilin e saj në Instagram publikonte gjatë gjithë kohës momente e statuse nga trajtimi i saj.

Por, Almeida e ka humbur luftën kundër kancerit, pasi ka ndërruar jetë. Lajmin e ka dhënë i dashuri saj:

“Për fat të keq Nara vdiq natën e kaluar, pas luftës së gjatë kam dashur ta kem atë përgjithmonë, por ajo meritonte të pushonte.”

Almeida u diagnostikua me kancer të stomakut më 8 gusht 2017 dhe postoi foto dhe video nga çdo fazë e trajtimit të saj, por në fund fatkeqësisht e humbi luftën.
Shtuar më 24/05/2018, ora 17:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori