Edi Rama paguan 21 persona për menaxhimin e Facebook-ut
Frederik Ndoci dhe Inva Mula do këndojnë për Papën
Pëlqej
Frederik Ndoci dhe Inva Mula do të këndojnë për Papën. Në këtë ditë të rëndësishme është menduar çdo gjë deri në detaj, ku një pjesë e rëndësishme e të gjithë ceremonisë që do të kryhet nesër, do të jetë edhe muzika. "GSH” ka arritur të zbulojë emrat e dy këngëtarëve që do të performojnë në meshën që do të mbajë Papa. Ata janë këngëtari Frederik Ndoci dhe sopranoja Inva Mula.

“Ndihem i privilegjuar që më kanë dhënë shansin të këndoj për Papën. Mendoj se jam i përzgjedhur në radhë të parë se jam katolik, e kam dashur dhe e dua fenë time dhe vetë Papën. Veç kësaj, unë kam vite që këndoj për fenë, kam bërë edhe disa këngë për martirët.

Ndihem i nderur që më në fund do t’ju këndoj sakrificave të të parëve tanë, të cilët për 13 breza me radhë kanë vuajtur dhe janë fshehur në male vetëm për të ruajtur fenë. Do t’i kushtoj një këngë që kam krijur prej disa muajsh martirëve që diktatura e Enver Hoxha i vrau”, ka deklaruar Ndoci.

Më tej ai rrëfen se performancën do e nisë me një duet me bashkëshorten, më pas do të këndojë disa këngë fetare. Po ashtu gjatë ceremonisë do të këndojë edhe sopranoja me famë botërore Inva Mula, e ftuar posaçërisht për këtë ditë. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2014, ora 09:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori