Ndarja nga jeta e Bujar Nishanit, reagon Behgjet Pacolli: Do ta kujtoj gjithmonë si njeri të urtë e të respektuar

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka ngushëlluar familjen e ish-presidentit Bujar Nishanit, i cili u nda sot nga jeta.

“Sapo mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të mikut tim shumë të afërt, Ish-Presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani. Atë do ta kujtoj gjithmonë si njeri i urtë, i respektuar dhe me integritet të lartë. I bindur që do ti mungon për gjithmonë kombit. Shprehi ngushëllimet e mia familjes Nishani dhe çdo shqiptarit, kudo”, shkruan Pacolli.