Françeska: Genta bën korrierin duke përzier bisedat e banorëve
Edgari, Graciano dhe Françeska dalin në kopsht dhe fillojnë që të bëjnë thashetheme me njëri-tjetrin, duke marrë shkas nga ngjarjet dhe kripet e shfaqura gjatë spektaklit. Françeska mendon se Genta luan me banorët, duke u shtirur sikur sillet mirë me të gjithë, por mundohet që të bëjë korrierin duke çuar bisedat dhe opinionet e njërit tek tjetri. “Na e ka fut Genta për atë muhabetin”, shprehet Françeska. Ajo thotë se loja e Gentës nuk është e pastër, pavarësisht se një pjesë të mirë të kohës e kalon me të. “Ia kam thënë edhe në sy”, shprehet Françeska.

Françeska mendon se Genta nëse fiton, kjo do të jetë vetëm për shkak të strategjisë që po përdor në lojë. Ajo e shikon Gentën teksa shkon tek banorët e tjerë dhe thotë dy banore: “Shikoni se si shkon Genta lule më lule”.
Shtuar më 08/04/2012, ora 13:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori