Franceska e Big Brother 5: Për shumë para mund të pozoj nudo (FOTO LAJM)

Franceska Jaçe, konkurrentja e famshme nga Vlora e Big Brother 5 vazhdon të jetë në qëndër të vëmëndjes edhe pse ka kohë që ka dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Ish e dashura e banorit tjetër të BB5, Ermalit, tërheq vëmëndjen kryesisht me zbulimin e linjave në fotot e realizuara në plazhet shqiptare.

Por a do të guxonte Françi të pozonte nudo? Bukuroshja është dakord por kjo varet nga shuma që i ofrohet.

"Edhe ndoshta, por kjo varet nga shuma që ofrohet. Nuk kam gjë në mendje pasi jam e fokusuar te shkolla, megjithatë nuk anashkaloj asnjë ofertë që më vjen", është shprehur Françeska Jaçe. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2013, ora 14:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori