Fotot që po çmendin publikun/ Pas ndarjes nga Seldi, Mimoza martohet me Adrian Gaxhën

Teksa flasim, po qarkullojnë kudo në internet foto të Mimoza Shkodrës dhe Adrian Gaxhës të veshur si nuse e dhëndër. Të gjendur në një ceremoni të vërtetë martesore, gjithçka duket kaq reale.

Sikur të mos mjaftonte hutimi i publikut, Gena postoi foto në Instagram Story ku shkruan:

“I martuam dhe Mimoza Shkodrën dhe Adrian Gaxhën. Të na trashëgohet çifti.”

Sigurisht nisur nga fakti që pak kohë më parë Shkodra i dha fund fejesës 1-vjeçare me Seldi Qalliun, fotot nxitën reagime të shumta.

E gjitha kjo është bërë për hir të emisionit të përvitshëm “Op Labi Party”, moderuar nga Labinot Gashi shkruan anabel.

“Op Labi Party” bën bashkë figura të shumta publike që mblidhen për të festuar festat e fundvitit.
Shtuar më 13/12/2018, ora 16:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori