Shkodra nën ujë, Berisha: Nuk është dorë e Zotit, por e robit hajdut

Kryetari i PD Sali Berisha konferencë për media në Shkodër, pas vizitës që bëri në zonat e përmbytura në këtë qark.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se gjithçka po ndodh në Shkodër nuk është dorë e Zoitit, por dorë e robit hajdut, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama.

“Erdha për të shprehur solidaritetin tim më të thellë për banorët e qarkut, autoritetet vendore, për punën dhe përpjekjet e tyre të mëdha në kushte shumë të vështira. Kjo fatkeqësi natyrore, sigurisht nuk është e rrallë, por krejt e veçantë. Nuk është gjithçka dorë e Zotit, por e robit hajdut. Pse e them unë këtë? E them sepse kjo u krijua kryekëput nga keqadministrimi i kaskadës i diktuar nga vjedhja qeveritare. Gjatë këtyre ditëve, Edi Rama dhe ministrja e tij Balluku, nuk kanë prodhuar energji, por kanë blerë me 226 euro megavatin në bursë, në një kohë kur energjia e kontraktuar 10 milionë euro mund të prodhojë pa asnjë lloje kufizimi dhe pasoje në kaskadën e Drinit. Sot Rama fajin e gjen te media dhe opozita për vjedhjen dhe katastrofën që krijoi vetë”, tha Berisha./albeu.com


Shtuar 21.11.2022 14:07