Fotot në Tinder, Dajana Shabani del nga vetja e kërcënon ashpër
Moderatorja Dajana Shabani ka vënë re se emri i saj është përdorur në një aplikacion online.

Tinder” quhet programi që mundëson njohje dhe takime, të cilat mund të arrijnë deri në lidhje dashurie.

Pasi ka vënë re se një vajzë e quajtur Frensis përdor fotografitë e saj, Dajana ka reaguar duke i bërë të qartë se do bëhet pishman për këtë veprim.

“Në aplikacionin Tinder janë përdorur fotot e mia nga e ashtuquajtura ‘Frensis’. Frensis nëse të gjej, do ta kuptosh si mund të bëhesh pishman që ke lindur! Dhe meqë qenke dhe e fakultetit të mjekësisë, do ta shpjegoj anatominë në Lushnje”, shkruajti Dajana në Instagram.

Shtuar më 19/11/2019, ora 21:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori