Sherr me sende të forta në një lokal në Kamzë, plagosen dy të rinjtë

Një konflikt ka ndodhur në Kamzë mes A. D., 18 vjeç, dhe R. S., 17 vjeç dhe personave ende të paidentifikuar.

Si pasojë e konfliktit ata kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Kamzë/Informacion paraprak

Më datë 27.01.2023, në Kamzë, në një lokal, shtetasit A. D., 18 vjeç, dhe R. S., 17 vjeç, janë konfliktuar me sende të forta, me persona ende të paidentifikuar.

Si pasojë e konfliktit, shtetasit A. D., dhe 17-vjeçari, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital ku po marrin ndihmën mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në konflikt. /albeu.conm


Shtuar 27.01.2023 21:50