Jessica Biel dhe Justin
Timberlake janë fotografuar pasi kishin shijuar një lojë
golfi. Së bashku kishin kaluar një kohë të mirë bashkë në një
klub golfi në liqenin e Tolukës në Kaliforni.
Me rastin e "Ditës së
Babait", këngëtari 32-vjeçar gjeti kohë për të
shkruar një mesazh në “Twitter” për njerkun e tij Paul, për ndihmën e madhe që i kishte dhënë në karrierën e tij.
“Ju më keni mësuar më shumë se kushdo tjetër mbi jetën. Të dua dhe të vlerësoj pafundësisht. Gëzuar Ditën e
Babait!”,ka
shkruar ai. /albeu.com/
Shtuar më 16/06/2014,
ora 17:08