Fotinia nuk harron dot ish të dashurin, ja çfarë i thotë Danieli
Danjeli dhe Fotinia janë njohur në shtëpinë e Big Brother, por megjithatë kanë krijuar një lidhje të fortë në shtëpi.

Ata flasin me njëri-tjetrin thuajse për gjithçka.

Ditë më parë, Fotinia i ka treguar Danjelit për vështirësitë që ka kaluar në jetë dhe një prej momenteve më të vështira për të është ndarja nga jetë e ish-të dashurit të saj dhe kjo gjë kurrsesi nuk mund të harrohet lehtë nga ajo.

“Ti nuk e ke idenë se sa e vështirë është të fshihet prej kokës”, i thotë Fotinia.

Ndërsa Danjeli i thotë se duhet ta largojë këtë kujtim pasi mund ta penalizojë për të ardhmen.

“Unë nuk e vë fare në diskutim që ka qenë një situatë e vështirë, por ama të pengon për të ardhmen, duhet stabilizuar. Unë e pranoj një situatë që këtu është fiks mos u fut edhe e fshij fare nga truri”, i thotë Danjeli partneres së tij.
Shtuar më 24/05/2017, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori