Fotini xheloze për Katerinën: "Të pëlqen Daniel dhe mbylle gojën..."
Çifti lider ka kaluar 30 minuta në dhomën ‘Vend për dy’ brenda shtëpisë së Big Brother. Jo çdo gjë shkon vaj për çiftin lider të kësaj jave. Të mbyllur në dhomën “Vend për dy” dhe pa banorët e tjerë nëpër këmbë, Fotinia i shpreh Danjelit xhelozitë e saj.

Ajo i thotë se nuk i pëlqejnë disa sjellje dhe vështrime që Danjeli u bën vajzave të tjera të shtëpisë dhe justifikimi i tij nuk ja mbush mendjen. “Është diçka që unë e mbaj për vete, por duke parë të parën, duke parë të dytën…”, i thotë ajo.

Danjeli i premton që do të përpiqet që të ndryshojë sjelljen, por kërkon kohë. “Asgjë nuk ndryshon kështu fap-fap dhe neve na është rritur ndjenja për njëri-tjetrin”, i thotë ai. Danjeli i thotë që të ketë besim dhe se nuk ndjen asgjë për Katerinën, përveç mirëkuptimit.

“Nuk është e njëjta situatë për mua, sepse kam frikë se gjërat shkojnë nga mirëkuptimi tek pëlqimi”, i thotë ajo.

Danjeli këmbëngul se është mirëkuptim dhe kaq.

“Të pëlqen Danjel dhe mbylle gojën e mos fol fare më!”, ja kthen me një tjetër ton Fotinia. “Mirë po e mbyll gojën por presion s’më bën dot ti”, ja kthen ai, ndërsa Fotinia paralajmëron të tjera ndryshime në raportin mes tyre.
Shtuar më 18/04/2017, ora 15:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori