Fotini dhe Danjeli sërish bashkë? (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ata ishin çifti fitues i “Big Brother 9”, në të cilin u njohën, dashuruar dhe madje edhe u martuan.

Është fjala për Danjelin dhe Fotininë. Por a janë më bashkë çifti simpatik?

Ditë më parë, Danjeli i befasoi të gjithë duke publikuar një “Insta Story”, ku shkruante se martesa e tyre është ndërprerë.

Megjithatë me veprimin e fundit, pra kthimin në Instagram me llogarinë e përbashkët ata kanë treguar se janë ende të martuar sëbashku.

“Ju nuk mund të ktheheni dhe të ndryshoni fillimin, por ju mund të filloni aty ku jeni dhe të ndryshoni fundin”,-ishte postimi i tyre i parë pas rikthimit në Instagram. Ata fituan Big Brother 9 dhe u martuan brenda shtëpisë më të njohur. /albeu.com/
Shtuar më 27/05/2018, ora 16:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori