"Forcën time e futa në dhe sot", Covid-19 i merr të ëmën blogeres shqiptare (FOTO LAJM)

Blogerja e njohur shqiptare, Linda Lido ka humbur të ëmën nga Koronavirusi. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë ajo, me anë të një statusi prekës në rrjete sociale.

Linda ka publikuar një foto pranë të ëmës, ku shkruan se ajo luftoi shumë që ta fitonte betejën, ama fatkeqësisht nuk ia doli. Nëna e blogeres po luftonte prej ditësh me Koronavirusin.

“Ti luftove fort e embla ime per te mos u larguar nga kjo jete ,,ne luftuam bashke dhe une te premtova qe do ishim bashke deri ne fund
Me fal o ma qe nuk e mbajta fjalen por te lutem nese je duke me pare me jep bekimin tend dhe pak nga forca jote. Une kam pas frike nga vdekja por tani qe ti nuk je me asgje nuk me tremb sepse e di qe ti do me presesh me krahe hapur sic? beje gjithmone. Te gjithe me thone behu e forte por une forcen time e futa ne dhe sot, ti ishte forca ime, mbeshtetja ime me e madhe. Qofte mallkuar ky virus qe t’u rikthye dhe te largoj prej meje pergjithmone! Pusho ne paqe se luftove mjaftueshem! Linda jote nuk do qesh dot me kurre si ne kete foto prane teje”, ka shkruar Linda.

Shtuar më 19/11/2020, ora 17:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori