“Forbes”: Gisele Bundchen “vlen” 45 milionė dollarė nė vit
Gisele Bundchen pagėzohet top-modelja mė e paguar nė botė nga revista “Forbes”, me 45 milionė dollarė fitime vetėm brenda njė viti, dhe konkretisht nag periudha 1 maj 2011 deri nė 1 maj 2012. Dhe nėse mendoni se qėkurse u bė nėnė dhe solli nė jetė djalin e saj me kampionin e futbollit amerikan, Tom Brady punon mė pak apo paguhet mė pak, e keni gabim dhe kėtė e tregojnė mė sė miri shifrat me gjashtė zero tė tė ardhurave tė saj.

Nė vend tė dytė si top modelja mė e paguar renditet Kate Moss, duke qenė gjithsesi shumė larg tė parės sa i pėrket fitimeve, ‘vetėm’ 9, 2 milionė dollarė, krahasuar me 13,5 milionė tė njė viti mė parė. Por duke pasur parasysh faktin se pas martesės sė saj, Moss mė tepėr ėshtė ofruar si imazh i kompanive tė ndryshme se sa si top-modele e mirėfilltė, edhe kaq fitime nuk janė keq.

Ndėrsa Heidi Klum, edhe pse siguron fitime prej mė shumė se 20 milionė dollarė nė vit, nuk ėshtė renditur nė listėn e “Forbes”, duke qenė se ėshtė konsideruar mė tepėr si njė personazh publik se sa si top-modele e mirėfilltė.
Shtuar më 15/06/2012, ora 14:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Është Obama pa të ishte ndonjë tjetër do t'ia thyeja cadrën kokës!?

Është Obama pa të ishte ndonjë tjetër do t'ia thyeja cadrën kokës!?