Foli për bashkëshortin, Alketa tregon pse i mban mister fëmijët
Pëlqej
Vitet në ekran dhe jeta publike, me gjithë presionin e saj të vazhdueshëm, nuk e kanë tunduar asnjëherë producenten Alketa Vejsiu ta bëjë publike edhe jetën private. Familja për të, si për të gjithë, është e shenjtë, por e ka të plotë këtë kuptim nëse ruhet e paprekuar nga sytë dhe veshët kureshtarë.

Të hënën e kaluar, për herë të parë në një program të sajin, Alketa kishte në publikun e Piter Panit edhe dy fëmijët e saj, Nikolën dhe Lionelin, të cilët janë mësuar që mamin ta shikojnë gjithmonë nga shtëpia. Por këtë herë ishte ndryshe, sepse Piter Pani është një program edhe për te rritur.

Jashtë ekranit dhe jashtë profilit publik, e veshur sportive, Alketa mund të të flasë gjithë ditën për dashurinë që jep e merr nga fëmijët. Ndan me ta kohën më të vyer dhe, për të është shumë e rëndësishme, që Nikola dhe Lioneli të jetojnë fëmijërinë pa presionin më të vogël mediatik. Derisa ta kuptojnë vetë se cila është rruga që do të zgjedhin, ku kanë më shumë talent dhe ku duhet të punojnë më shumë shkruan Class.

Duke folur më shumë për rolin e saj si nënë, këtë të shtunë në “Mos i fol shoferit”, Alketa zbuloi edhe gjëra të reja për familjen dhe për fëmijët, talentet e tyre. Pyetjes klishe ‘çfarë do bëhen ata kur të rriten”, moderatorja e Tv Klan nuk di t’i japë një përgjigje tani, sepse për të dhe për babain e tyre, është me rëndësi diçka tjetër: “Edhe unë, edhe babi i tyre mendojmë që duhet t’u krijojmë të gjitha mundësitë që ata të kenë hapësira për të zbuluar pasionet e tyre dhe për të kuptuar se ku kanë talent. Ne nuk duam fare t’i kushtëzomë dhe t’u themi bëni këtë që kemi bërë ne, sepse është shumë e rëndësishme që ata të bëjnë diçka në jetë që e kanë me të vërtetë pasion.”

Megjithatë, Nikola, e ka shfaqur që tani pasionin për ekranin. Ka dalë shumë herë në ekran, në të gjitha aktivitetet e shkollës, por sa kohë është me bashkëmoshatarët e saj, zgjidhet sipas meritokracisë, është e gjithë e drejta e saj që ta shijojë të plotë fëmijërinë, por pa thënë që është vajza e atij apo e asaj: “Ajo duhet patjetër që të krijojë emrin, identitetin e saj. Për këtë përpiqemi që ta ndihmojmë ne”, – shton më tej Vejsiu.

Ndërsa Lioneli fëmijë, nuk ka asnjë ndryshim nga Lioneli i madh. Ai e ka kthyer prej kohësh shtëpinë në një fushë futbolli ku mund të luajë në çdo kohë: “Sa shumë e do futbollin, o Zot, çfarë energjie ka! Luan fuboll në çdo moment të ditës. Mund të vijë në mëngjes dhe përshëndetja e tij të jetë me një top futbolli që përplaset në muret e dhomës sime. Është një festë e madhe futbolli shtëpia ime.”

Nëse vazhdimisht, si të gjithë fëmijëve, u bëhet pyetja ‘kë do më shumë’, drejt cilit prind janë më shumë të dhënë, edhe këtu, raporti është gati-gati i barabartë. Fëmijët e ditëve tona kanë ‘interesa’ ndaj të dy prindërve, kështu që kanë filluar ta kuptojnë herët diplomacinë: “Kam përshtypjen që fëmijët janë shumë pragmatistë dhe duan ta kenë mirë me të dy. Nga njëri përfitojnë diçka dhe nga tjetri përfitojnë diçka. Një gjë përfitojnë nga të dyja palët që është dashuria dhe është e vetmja dashuri e pakushtëzuar.”
Shtuar më 20/05/2018, ora 16:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori