Florjan Binaj publikon foton e sozisë së tij por askush nuk e beson dot

Pak minuta më parë, aktori i Portokallisë Florjan Binaj, postoi në llogarinë e tij të Instagram-it një foto.

Në një shezlong, me syze dhe flokë, dukej sikur aktori kishte zgjedhur të maskohej për të shijuar pushimet sipas mënyrës së tij.

Në fakt, në të vërtetë ishte dikush krejtësisht i panjohur që ka pothuajse të njëjtat tipare me aktorin e humorit.

“Të gjithë menduat se jam unë para shumë vitesh apo jo...- shkruan ai në përshkrimin e fotos. Sapo ma dërguan nga Dhërmiu si foto dhe është turist i huaj. Ky është rasti kur natyra (ose Zoti) përton të bëjë diçka të re, por përdor të njëjtin kallup në vende të ndryshme. Për momentin mos e shqetësoni turistin se po puthet me të dashurën.”- përfundon Flori shkruan anabel.

Domethënë, hidhini dhe një sy. Ngjashmëria mes Florit të vërtetë dhe Florit turist është thjesht e frikshme. Të njëjtën gjë mendojnë dhe ndjekësit e tij, të cilët nuk kanë kursyer ta shprehin habinë e tyre nëpër komente.
Shtuar më 30/08/2018, ora 16:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori