E FUNDIT/ Zaev jep dorëheqjen
Florjan Binaj ka një fobi të çuditshme që nuk e shpjegon dot
Florjan Binaj ishte i ftuar në premierën e “Late Night Show” në Ora News, ku ndër të tjera tregoi edhe frikën e çuditshme me bamjet.

E dimë që një pjesë e njerëzve nuk ~i durojnë dot bamjet~, por që “neveria” të shkonte deri në fobi, s’na kishte shkuar mendja.

Binaj tregoi se që i vogël i kishte tmerrësisht frikë.

“Nëse ka ndonjë gjë të shpifur për mua në jetë, bamjet janë...Që i vogël i shikoja dhe thoja ‘iiii bishta krokodili’. Ato qimet... Ma bënin lëkurën mornica-mornica. Mund të jenë shumë të mira, por unë... shkruan anabel”

Aktori nuk mundi ta kontrollonte veten kur Kastro Zizo solli në emision një pjatë me bamje dhe menjëherë nisi të përtypej i sikletosur nga ndjesia e çuditshme.
Shtuar më 12/01/2019, ora 21:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori