Florjan Binaj flet për herë të parë për largimin nga "Portokallia"
Zërat se Florjan Binaj i njohur ndryshe si "polici" do të largohej nga Portokallia, qarkulluan me furi këto ditë në media dhe rrjete sociale.

U përfol se ai dhe regjisori Altin Basha patën një konflikt përsa i përket kontratës së këtij sezoni, që që më pas u konstatua se u zgjidh mes dy palëve.

Ndërkohë Florjani në një intervistë në Skype me emisionin “Wake Up”, Binaj komentoi këtë situatë me një thënie të vjetër.

Ai u shpreh:

“Përse bëhet lufta? Për paqe".

Në këtë mënyrë na shtyn të mendojmë se gjithçka ka ndodhur për të arritur më të mirën. U tha se largimi i tij do të ndodhte si pasojë e një mosmarrëveshjeje me produksionin në lidhje me kontratën, por duke qenë se do vazhdojmë ta shohim të dielave në Top Channel, duket u arrit një gjuhë e përbashkët sigurisht në favor të Florit.

Më tej Flori tha:

Jo gjithmonë i njëjti personazh do jetë i njëjti nga fillimi në fund, sepse kështu ka më shumë larmi.

Puna jonë është një punë shumë e ndyrë. Procesi i të menduarit dhe prodhuarit nuk mbaron asnjëherë. Ti mbaron sezonin, por truri vazhdon të prodhojë vazhdimisht". /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2017, ora 10:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori