Floriana Garo tregon barkun e rrumbullakosur dhe duket më e bukur se kurrë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ka disa muaj që la Shqipërinë për Zvicrën në mënyrë që t’i qëndrojë pranë të fejuarit të saj.

Pak ditë më parë u zbulua dhe lajmi i mrekullueshëm se Floriana Garo është shtatzënë!

Urimet për moderatoren simpatike ishin të shumta por edhe kurioziteti për ta parë me barkun e rrumbullakosur duhet ta pranojmë se ishte i madh shkruan Blitz.al.

Vetë Floriana na i ka bërë gjërat më të lehta duke publikuar pak orë më parë disa foto të saj në pritje të ëmbël.

Edhe pse e fotografuar nga larg, gjë që në njëfarë mënyre e fsheh disi qartësinë e barkut të rrumbullakosur, Floriana shfaqet më e lumtur se kurrë, më e mbushur dhe me nurin e shtatzënisë.

Aktualisht ajo është duke kaluar fundjavën në Strasburg.
Shtuar më 21/10/2017, ora 16:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori