Polici i Rrugores i vendosi gjobë, 24-vjeçari e godet me grushte

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet se ka grushtuar punonjësin e Policisë Rrugore.

I riu ka filluar të godasë punonjësin e policisë, pasi ky i fundit i vendosi gjobë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. Ç., 24 vjeç, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi ka goditur me grushte punonjësin e Qarkullimit Rrugor, që i ka vendosur masë administrative.