Floriana braktisi "Tv Klan" për të punuar në zyrat e të fejuarit në Itali
Floriana Garo është padyshim një ndër femrat më të bukura të ekranit shqiptar, por ajo e braktisi televizionin për të fejuarin e saj.

Po si është jeta e re e Florianës? A ja vlejti të braktiste jetën e suksesshme për dashurinë?

Fillimet tona kanë qenë në Portofino në Itali, por pjesën tjetër do doja ta mbaja shumë private pasi është mes nesh, romatike dhe shumë bukur.

Ajo që nuk më pëlqen është që Enisi punon shumë, kur jemi takuar kemi qenë pushim edhe të dedikuar 100 % tek njëri-tjetri, kurse tani më duhet përshtatem pak me faktin që jam pak më në hije derisa ta rimarrë veten edhe në aspketin e karrierës.

Nuk e kam atë vëmendjen 100 % tani. Shtëpia jonë është diçka e ngrohtë, e këndshme dhe shumë e rehatshme për ne të dy dhe për familjen që do të krijojmë, është një shtëpi e momentit dhe do të shohim si do të shkojnë gjërat më pas megjithatë ndihemi shumë të lumtur aty.

Por dita ime është aktive. Unë sapo kam shkuar, kam vendosur të hyj në kurs frengjishteje.

Gjenevozet flasin edhe anglisht, por unë doja t’i kuptoja 100% dhe jam kthyer në një lloj studenteje. Shkoj dhe punoj tek zyra e Enisit. Tani po e ndihmojë në zyrat e departamentit dhe PR t’i bëjë një marketing më të mirë zyrës së tij.

Unë jam pak më vete jo tamam tek zyrat e tij. Ai e ka të ndarë pjesën e zyrës së avokatisë por ka krijuar edhe një “biznes center” dhe unë punoj pikërisht në këtë zyrë. Nuk e kam shef tamam por më jep mundësinë për ta takuar qoftë edhe për një kafe të shpejtë”. /albeu.com/

Shtuar më 01/10/2017, ora 09:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori