Florian Binaj tregon arsyen që e bëri të rikthehet në “Portokalli”

Florian Binaj është rikthyer në Portokalli.

Altin Basha, regjisori i “Portokalli” e konfirmoi pjesëmarrjen e Florit edhe këtë sezon.

Vetëm pak minuta më parë në një shkrim në Facebook vetë aktori ka zgjedhur të thotë disa fjalë mbi këtë çështje, duke konfirmuar se do të jetë pjesë e familjes “Portokalli” dhe duke i ftuar të gjithë ndjekësit të ndjekin një nga rubrikat e preferuara të emisionit, ku ai është protagonist, “Atentatet”.

“Miq dhe mikesha, si fillim, faleminderit për vlerësimet tuaja të cilat kanë luajtur një pjesë të rëndësishme në rikthimin tim në “Portokalli” dhe “Top Channel”.

Meqë ne fillojmë këtë javë, kush nuk e ka parë serialin “Game of Thrones” ta shohë urgjent sepse ‘Atentatet’ këtë sezon do të jenë super “Game of Thrones”, – shkruan aktori. /albeu.com/

Shtuar më 26/09/2017, ora 12:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori