Florian Agalliu tregon arsyen përse do të largohet nga "Top Channel" (FOTO LAJM)

Dje u tha se Florian Agalliu nuk do të jetë më pjesë e emisionit “Në shtëpinë tonë”.

Revista “Who” shkruante se bashkë me të do të largohej edhe Renisa Shabani, bashkëshortja e Florianit, e cila është autore e programit që prej fillimit të tij.

I pyetur nga “Anabel.al”, Floriani u shpreh se arsyet që e çuan drejt këtij vendimi janë krejt personale.

Ai konfirmoi se bashkë me të, do të largohet dhe bashkëshortja e tij, Renisa Shabani, autore e “Në shtëpinë tonë” që prej fillimit të programit.

“Po, është e vërtetë që do të largohem nga Top-i. Po largohem me dëshirën time. Këtij vendimi i është bashkuar edhe bashkëshortja”, është shprehur moderatori.

Megjithatë, siç mëson “Who” nga burime brenda institucionit, shkak për këtë largim është bërë një konflikt i moderatorit me drejtorin e përgjithshëm të televizionit Ben Blushi.

“Duket se njeriu që merr vendimet prej më shumë se dy vitesh vitesh tashmë në një prej ekraneve më të ndjekura shqiptare, është bërë shkak që Agalliu dhe bashkëshortja e tij, në cilësinë e autores së programit – me të cilën ka pasur gjithashtu konflikte – të ndërpresin kontratën në mënyrë të papritur në mes te sezonit”, thuhet më tej.

Epo nuk na mbetet gjë vetëm të presim për të ditur më tej!

Momentalisht Florian Agalliu është duke u angazhuar në “TV Klan” në spektaklin e kërcimit “Dance With Me”.

Shtuar më 30/10/2019, ora 12:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori