Flori Mumajesi fitues i Videofestit Muzikorë 2013 (VIDEO)
Flori Mumajesi
Këngëtari Flori Mumajesi ka fituar edicionin e sivjetmë të videofestit Muzikorë 2013. Mumajesi ka qenë i nominuar me këngën “Pa jetë” për çmimin e me të mirit, njofton Express.

Enver Petrovci ka qenë personazhi kryesor që është thirrë për ta ndarë këtë çmim. Ai nuk ka ngurruar për të falënderuar organizatorët e këtij festivali.

Ai e ka thirrë emrin e Florit i cili ka falënderuar me lot në sy të gjithë ata që ja dhanë këtë çmim.

Para ndarjes së këtij çmimi janë ndarë edhe disa çmime të videofestit.

Një çmim më shumë në vitrinën e saj e ka shtuar këngëtarja Elvana Gjata me këngën Best Duet, me 2po2, që fituan me videoklipin e këngës “Beso”.

Tuna dhe videoklipi i saj i shumëpërfolur “I asaj” ka marr edhe një shpërblim tjetër, është ky shpërblimi për “Best Performance”.

Pas kësaj ka ardhur edhe një paraqitje e talenteve kosovare me disa pika muzikore. E kemi fjalën këtu për disa të këtilla të cilat u zbuluan gjatë edicioneve për talentë në Shqipëri.

Ja çmimet e Videofestit Muzikor 2013
Best Group – Kaos (Ngoje Zemrën Tem)
Best Featuring – Nora ft. Bim Bimma (Gangsta)
Best Rap Hip Hop – MC Kresha (Cok Guzel)
Best Male – Flori (Pa Jetë)Best Rock – Na (Jam zgjuar)
Best RnB – Elvana Gjata ft. 2po2 (Beso)
Best New Artist – Neki Emra (Të vdes apo të Pres)
Best Pop – Dafina Zeqiri (Bloodah)
Best Female – Tuna (I asaj)
Best Directing (Regjia) – Nora ft. BimBimma (Gangsta)
Best Dance – Adrian Gaxha ft. Floriani (Ngjyra e Kuqe)
Best Pop Folk – Ermal Fejzullahu ft. Gena (Ajo)
Best Promo – Vesa Luma (24 orë)
Best Styling – Jeohna Sopi (Unë do t’i laj këmishat e tua)
Për karrierën e tyre u shpërblyen Fisnikët
Best Balad – Flori (Pa Jetë)
Best Duet – Elvana Gjata ft. 2po2 (Beso)Best Performance – Tuna (I Asaj)
Best Video – Flori (Pa Jetë).
Shtuar më 05/06/2013, ora 11:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori