11 vjet martesë dhe 2 fëmijë, kjo do të jetë përballja e fundit mes Shakirës dhe Pique (FOTO LAJM)

Vetëm 3 javë pas arritjes së një marrëveshjeje me negociata të forta që zgjatën 12 orë, Shakira dhe Piuqe i janë drejtuar sot gjykatës për ndarjen pas 11 vitesh martesë.

Ata kanë rënë dakord që këngëtarja të largohet nga Barcelona dhe të shkojë në Miami, me fëmijët e tyre Milan dhe Sasha.

Sipas spanjolles “La Vanguardia”, të dy janë thirrur këtë të enjte në Gjykatën e Shkallës së Parë të Barcelonës për të ratifikuar marrëveshjen.

Përballja e sotme, mund të jetë takimi i tyre i fundit përpara se Shakira të shpërngulet në SHBA.

Pas nënshkrimi para gjyqtarit, hapi tjetër do të jetë vërtetimi i marrëveshjes në Miami, i cili në javët në vijim, edhe pse nuk dihet koha e saktë ,do të bëhet shtëpia e re e të vegjëlve.

Personat e afërt me ish-çiftin sigurojnë se ata janë në një grindje për datën e lëvizjes, pasi ndërsa Shakira dëshiron të largohet nga Barcelona më 1 janar, Pique këmbëngul që fëmijët të kalojnë gjithë periudhën e pushimeve aty me familjen e tij.