Ditën e djeshme, Këshilli
Bashkiak vendosi shembjen e
godinës së
Teatrit, pa mbledhje dhe me një
vendim qarkullues të firmosur nga Toni Gogu.
Ky
vendim ka sjellë jo pak reagime nga ana e artistëve në rrjet, dhe atyre që protestojnë për më shumë se dy vite në oborrin e
godinës së
Teatrit.
Edhe Florjan
Binaj e ka ngritur si shqetësim këtë çështje, teksa ka kërkuar që të ndërtohet një teatër i ri, dhe godina ekzistuese të ruhet.
“Ndërto një teatër të ri, pa prishur të vjetrin”, ka shkruar aktori në një postim në Instagram. Një propozim si i Florit, që e kemi parë si ide edhe nga disa artistë, nuk janë marrë parasysh nga Bashkia.
Me zbardhjen e vendimit,
Binaj ka publikuar një pjesë të dokumentit të nënshkruar nga Këshilli
Bashkiak. Ai ka nënvizuar pjesën ku Teatri cilësohet si “pasuri”. “E shkruar e zeza mbi të bardhë që Teatri Kombëtar është pasuri. As popujt e pasur nuk prishin pasuritë! Turp!”, ka shtuar më tej Flori, ndërsa ka hedhur akuza dhe në drejtim që qeverisë, që sipas tij është e pavotuar nga populli.
Shtuar më 15/05/2020,
ora 12:03