Prag tragjedie, 14-vjeçari plagoset aksidentalisht me armën e gjahut

Prag tragjedie në Lamia, kur një djalë 14-vjeçar po shikonte një armë gjahu të dëmtuar që e gjeti të braktisur në një fushë dhe aksidentalisht qëlloi veten.

Sipas lamiareport, i mituri ka gjetur armën e gjahut të vjetër dhe të oksiduar në një fushë në rrugën Levadeias dhe ka tentuar të fusë një gëzhojë me një gur, e cila i ka shpërthyer në fytyrë.

Fëmijët e tjerë që ndodheshin me të kanë njoftuar prindërit e tij dhe e kanë dërguar menjëherë 14-vjeçarin në Urgjencën e Spitalit të Lamisë ku po trajtohet jashtë rrezikut për jetën.

Për ngjarjen u njoftua AT-ja e Lamisë, e cila nisi hetimet paraprake për zbardhjen e rrethanave që për pak i morën jetën një fëmije.

Në kuadër të hetimeve është arrestuar edhe babai i fëmijës 52-vjeçar për neglizhencë të mbikëqyrjes, i cili është liruar pak më vonë me urdhër verbal të Prokurorit Publik./Albeu.com.


Shtuar 17.06.2023 17:13