"Flet shqip?" , këngëtarja me famë botërore e pohon publikisht (FOTO LAJM)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koci, po arrin sukses me hitet e saj që kanë arritur mijra klikime në Youtube. Po ashtu këngët e saj, kanë kapur dhe vendet e para në top lista.
Ava ka lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga prindër shqiptarë dhe asnjëherë nuk e ka harruar prejardhjen. Ajo e ka pranuar hapur origjinën shqiptare dhe në intervista flet gjithë krenari për Shqipërinë.

Së fundmi këngëtarja përmes një postimi në Instagram iu ka dhënë mundësinë ndjekësve të saj ta pyesin për ç’të duan. Një ndër to, e ka pyetur nëse ajo flet gjuhën shqipe. Ava na ka bërë të gjithëve krenarë me përgjigjen e dhënë, duke u përgjigjur:

“Po, ka qenë gjuha ime e parë.”

Shtuar më 16/09/2019, ora 16:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori