Sulmohet bosi i drogës në Elbasan
Flet modelja që e morën peng: Bëra gjithcka që ai të binte në dashuri me mua
Pëlqej
Modelja Chloe Ayling u mbajt peng për gjashtë ditë vitin e shkuar, por kur u kthye në Mbretërinë e Bashkuar, disa njerëz u shprehën skeptikë për historinë e saj. Ajo tregoi si u arratis dhe si e përballon dyshimin e publikut.

Pasi kaloi dy ditë e lidhur pas në komoje, Chloe Ayling pranoi të ndante shtratin me pengmarrësin e saj.

“Sa më shumë të flisja, aq më shumë lidheshim me njëri-tjetrin. Në momentin që kuptova se i pëlqeja, e dija që duhet ta përdorja në avantazhin tim,” thotë ajo shkruan BBC.

Chloe, 20 vjeçe nga Londra e jugut, thotë se u josh drejt Milanos me premtimin e një fotosesioni nga Lukasz Herba, korrikun e shkuar. Asaj i injektuan ketaminë, e zhveshën, e prangosën, e futën në një çantë të madhe dhe e transportuan për 193 km në bagazhin e një makine drejt një shtëpie të braktisur në rrethina.

Chloe tregon se arritja në shtëpi ishte “e tmerrshme” dhe se Herb e kërcënoi ta përdorte si skllave seksi nëse nuk gjente 300 mijë euro.

“I mora për të mirëqena ato që më tha dhe s’e dyshova për asnjë sekondë. Jepte përgjigje shumë të detajuara,” thtoë Chloe.

Por, ai e pyeti në mund ta puthte dhe në mund të kishin një lidhje bashkë.

“M’u duk si shansi im për të shpëtuar. Kur pashë reagimin e tij teksa flisja për të ardhmen tonë – u emocionua shumë dhe mezi priste që unë të flisja për gjëra të tilla – aty kuptova që duhet të vazhdoja të bëja të njëjtën gjë, nëse doja të shpëtoja.”

Kur ai kuptoi se vlera e kërkuar nuk do të paguhej ndonjëherë, Herba e liroi Chloe-n dhe e dorëzoi tek konsullata britanike në Milano. Teksa të dy po prisnin që konsullata të hapej, dëshmitarët thonë se i panë të flisnin dhe të qeshnin në një kafene aty pranë.

Mund të duket e çuditshme, thotë Chloe, “por pse do të varja turinjtë kur ai filloi të kishte ndjenja kundrejt meje dhe do të më linte të lirë prej kësaj. Bëra gjithçka që ai të binte në dashuri me mua.”

Herba, shtetas polak, u dënua me 16 vite dhe 9 muaj heqje lirie në një gjykatë në Milano. Gjatë mbrojtjes, Herba tha se kishte rënë në dashuri me Chloe-n, në një takim të mëparshëm. Tha se donte të krijonte një skandal dhe ta ndihmonte ta ecte në karrierë përmes publicitetit që do të rrjedhonte ngjarjen.

“S’e kuptoja motivin e tij,” thotë Chloe. “S’mund të ishte e gjitha thjesht për para. Pse do të më zgjidhte mua, mes gjithë të tjerave. Dhe më shtoi në Facebook para dy vitesh. Më duket sikur më ka përndjekur gjithë këtë kohë. Duhet të jetë fiksuar.”

Kur u kthye në Mbretërinë e Bashkuar pas lirimit, ajo foli me mediat që po e prisnin jashtë shtëpisë. Disa e kritikuan pse dukej e lumtur, të tjerë për rrobat që kishte veshur.

Chloe thotë se ishte e lumtur që u kthye në shtëpi, diçka që mund të mos kishte fare dhe se kishte zbritur nga avioni me pantallona të shkurtra dhe një bluzë.

“Po tregohesha vetvetja. Fola me mediat sepse mendova se kjo do t’i bënte të largoheshin, por s’funksionoi. Njerëzit presin që unë të qaj gjatë gjithë kohës dhe ta ngujoj veten nga bota, të mos dal para kamerave. Mund të kisha zgjedhur të bëja atë, por si do të më ndihmonte të bëhesha më mirë. Duke folur, duke u qëndruar pranë njerëzve, ashtu arrita të ec përpara.”
Shtuar më 16/07/2018, ora 23:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori