Flet menaxheri: Ja kur publikohet bashkëpunimi bombë i Mozzik dhe Taynës
Prej disa kohësh po aludohej se dy reperët më në zë të momentit, Mozzik dhe Tayna, po sjellin bashkëpunimin e tyre të parë.

Vetëm ditën e djeshme, dy reperët i konfirmuan vetë këto lajme, duke zbuluar se kënga e tyre e re do të jetë mega hit dhe do të titullohet “Edhe ti”.

Tayna dhe Mozzik nuk e bënë të ditur datën e publikimit, megjithatë menaxheri i Taynës ka dhënë më shumë detaje.

Rinor Hykolli ka zbuluar se kënga do të lançohet në fillim të shkurtit.

“Xhirimet për videoklipin që do ta shoqëroj këngën pritet të fillojnë këto ditë.”-ka thënë ndër të tjera ai, shkruan Icon style.

Gjithashtu, menaxheri i reperes zbuloi se Mozzik do të këndojë shqip në këtë bashkëpunim, ndryshe nga ç’jemi mësuar ta dëgjojmë së fundmi (në gjermanisht).
Shtuar më 14/01/2020, ora 18:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori