E FUNDIT/ Milani nuk i ndahet Interit, kuqezinjtë mundin Romën por dëmtohet Ibra (
Flasin Endri dhe Stefi, në Këngën Magjike nuk shkon si i barabartë
Ata kanë qenë dy nga emrat që kanë kontestuar shpësh mënyrën e votimit në “Kënga Magjike” , por këtë vit Endri dhe Stefi nuk janë shrehur.

Fitues të çmimit “Best Duet” ata kanë qenë të ftuar në emisionin “Siluhete” në TVSH ku kanë folur jo vetëm për pjesëmarrjen e tyre në “Kënga Magjike” , por gjithashtu edhe në festivalin e Fundvitit.

Sa i përket “Këngës Magjike” ata theksuan se këtë vit nuk donin të renditeshin tek të pakënaqurit dhe për këtë arsye nukjanë shprehur. Vëllezërit korçarë kanë theksuar se e vetmja e metë e këtij festivali është mënyra e votimit nga artistët si dhe pjesëmarrja e shumë këngëve nga i njëjti kompozitor, duke çuar në favorizime, në rastin e këtij viti me kompozitorin Kledi Bahiti.

“Vitet e fundit nuk shkojmë më për çmim, shkojmë për të dhënë mesazhe.

E vetmja gjë për të thenë dhe që duhet të thuhet dhe është se në këtë komepticion nuk vijmë si të barabartë pasi vjen me 10 këngë dhe ne shkojmë me 1 dhe kështu bëhet me pas dhe ndarja e pikëve.

Nuk kisha ndërmend të flas por mendoj që kjo gjë duhet korrigjuar,”-është shprehur Stefi Prifti. Ndërkohë Endri u shpreh rreth artistëve të rinj të cilët e kishte të pamundur t’i votonte pasi vota e tij ishte për këngëtarët me karrierë të gjatë në skënë.

Megjithatë ata kanë vlerësuar këtë edicion si mjaft të mirë për produksionet që u paraqitën.“Ka pas këngë të bukura në këtë edicion 7ose 8 këngë dhe pak a shume u renditën mirë pavarësisht të gjithave. Sa i pëket kolegëve kishte nga ana që na zhgënyërn na votuan disa të rinj që nuk i njihnim fare dhe nuk na vlerësuan disa kolegë që nuk e prisnin,”-u shprehën Endri dhe Stefi por pa përmendur emra. /albeu.com/

Shtuar më 16/12/2017, ora 15:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori