Në hasmëri prej 23 vitesh, Gjykata e Brukselit dënon me 15 vite burg Kasandër Nogën, tentoi të ekzekutonte Erion Hasanbelliun

Gjykata e Brukselit ka dënuar me 15 vite burg Kasandër Nogën. Ky i fundit është një emër i njohur në botën e krimit.

Noga është arrestuar pasi akuzohej për atentatin ndaj Erion Hasanbelliut. Ky i fundit u qëllua me 6 plumba më 11 qershor 2022 në qendër të Brukselit.

Sakaq, Kasandër Noga u arrestua më 17 qershor në Vjenë.

Si nisi saga e hakmarrjeve?

E gjithë saga e krimit ndodhi në vitin 2000, kur Noga hyri në spitalin e Sanatoriumit me automatik në dorë bashkë me Julian Çelën, ku ishin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i Geronit) dhe Dritan Hajdini (shoku e Geronit) dhe pasi iu hoqën serumet nga krahu, hapën zjarr ndaj tyre duke i lënë të vdekur në vend.

Duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë, erdhi edhe hakmarrja nga ana e Hasanbelliut, i cili bashkë më vëllain e shokut të tij, të ndjerit Geron Hasanbelliu ekzekutuan Julian Çelën dhe plagosën rëndë Kasandër Nogën. Krimi në fjalë ndodhi në 2002 në Belgjikë.

Por kush është Kasandro Noga i cili akuzohej nga autoritetet belge se është autor i atentatit ndaj Hasanbelliut?

Noga akuzohet për 5 vrasje dhe disa plagosje.

Mes këtyre krimeve është dhe akuza për vrasjen e Astrit Shperdhejas në 25 gusht të 2001, ndërkohë që gjyqi u bë në Belgjikë në 2005. Po ashtu ai është dënuar edhe për vrasjen në vitin 1999 në Patos, të Kastriot Gropa dhe Edison Meminajt./Albeu.com/ 


Shtuar 1.08.2023 22:07