Fjoralba flet për aktorin shqiptar: Nuk i mbyllej goja
Pëlqej
Fjoralba Ponari mori vëmendjen e të gjithë mediave kohët e fundit me pjesëmarrjen e saj në emisionin "Top Arena", ku përkrahë Ed Manushit prezantoi për një muaj emisionin për ndeshjet e Botërorit. Por ndonëse ‘Top Arena’ u mbyll, siç duket prezantuesja e re do të jetë sërish pjesë e televizionit.

Fjoralba ka qenë së fundmi e ftuar në ‘Top Albania Radio’, ku i është përgjigjur disa pyetjeve që Dojna i drejtoi. Bukuroshja bjonde nuk nguroi që të tregonte hapur dhe të ftuarin e saj më të sikletshëm.

Sipas saj, aktori i njohur Leart Vasili ishte një nga të ftuarit më të sikletshëm, të cilin nuk mund ta pushoje dhe t’ia hiqje fjalën xing.al.

“Ishte java ime e parë dhe isha në siklet edhe për problematikat e mia. Ndërsa ai ishte i gatshëm për të folur dhe për të bërë lajm dhe kur ja heq fjalën 1 herë, 2 herë, 3 herë duhet të kesh një farë elegance për të ndaluar” ,-tregoi ajo duke qeshur.
Shtuar më 21/07/2018, ora 17:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori