Fjolla thyen arrestin e shtëpisë për Fisnikun: Dashuri!

Pas skandalit të bujshëm, ku u kap me një armë zjarri pistoletë, me 23 fishekë luftarak, si dhe një pistoletë çakmak, Fjolla Morina u arrestua nga Policia. Pas hetimeve të mëtejshme, Gjykata e Kukësit caktoi masën e “arrestit në shtëpi”. Si duket këngëtarja nuk i ka rezistuar kësaj monotonie e të qenurit vetëm në shtëpi dhe ka shkelur rregullin.

Në jetën e saj ka “trokitur” edhe një romancë me biznesmenin Fisnik Syla. Dhe ky i fundit bashkë me këngëtaren janë parë jashtë shtëpisë ku ishte “kyçur” Morina. Mesa duket këngëtarja i ka treguar bukuritë e Kukësit bashkëshortit të saj të ardhshëm! Përmes një Instastory, Morina ka postuar një foto, teksa shihet e lumtur në krah të Sylës.

“Dashuri,”- shkruan ajo krah fotos ku shihet dukshëm dashuria e tyre. Por edhe pse në shkelje, policia ka vendosur të heshtë dhe të tregohet një “spekator” i shkëlqyer i "filmit" të famshëm "Historia e dashurisë mes Fjollës dhe Fisnikut!"

Shtuar më 26/10/2020, ora 20:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori