HARTA/ Ku janë përqëndruar sulmet e rusëve në Ukrainë? (FOTO LAJM)

Ndërsa lufta në Ukrainë është në ditën e gjashtë të saj, duket se rezisteca e ukrainasve është e fortë dhe luftimet po zhvillohen thuajse në të gjitha pikat hyrëse të vendit.

Autokolona të gjata me mjete luftarake të Rusisë u publikuan sot në mediat e huaja, teksa tregonin se po futeshin drejt Kievit, raporton BBC.

Ndërkohë së fundmi Ministria e Mbrojtjes Britanike ka publikuar hartën, që tregon zonat ku rusët po sulmojnë në Ukrainë.

Duket se zona më e nxehtë e luftimeve të momentit, është jugu i vendit, pranë rajonit të Kharkivit, ku raportohet edhe për viktima nga radhët e civilëve./albeu.com/