Fjolla Morina: Ish partneri mbetet një kapitull i mbyllur, s'do e padis
Fjolla Morina bëri shumë zhurmë në media me incidentin që ndodhi me ish partnerin, por ajo ka thënë se nuk ia vlen të merresh më me të.

Në një prononcim për “Bluetooth”, këngëtarja ka deklaruar se 2015 ka qenë një ndër vitet e saj më të mira.

“Ka qenë një vit i mrekullueshëm, pasi solla në jetë Alayah. Pa dyshim ndër vitet më të mirë në jetën time”.

Nata e ndërrimit të viteve e ka gjetur në punë, një darkë festive në Shqipëri. Sa i përket ish-të dashurit, ajo duket se ka lënë gjithçka pas.

“Nuk merrem më me atë çështje, sepse nuk ia vlen. As nuk kam ndërmend për padi dhe asgjë të tillë, për mua është një kapitull i mbyllur”, ka thënë ajo. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2016, ora 13:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori