E ftuar ditën e sotme në "E diell" ishte këngëtarja shumë e dashur për publikun,
Mariza Ikonomi.
Gjatë emisionit,
Mariza është pyetur nga Nevina për sherrin që ka bërë me
prindërit pasi
fitoi çmimin e
publikut në "Festivalin e Këngës", me këngën "Telefonatë zemrash".
"Kur
mora çmimin e
publikut, ishte rroga ime e parë, për atë kohë
mora goxha lekë dhe në familjen time si në çdo familje shqiptare, kemi pasur një lavatriçe të lodhur.
Prindërit donin një lavatriçe të famshme Kandi ndërsa unë një piano. Si përfundim u ble lavatriçja Kandi", tregoi
Mariza.
Shtuar më 26/01/2020,
ora 21:20