Fitime marramendëse të Beyonces dhe Jay Z nga turneu i përbashkët
Pëlqej
Një turne i përbashkët i realizuar nga Beyonce dhe Jay Z, ka sjelle përfitime të jashtëzakondshme. Ndonëse prej kohësh përflitej se ata do të ndaheshin, çdo gjë është hedhur poshtë me festimin e ditëlindjes së Beyonces.

Turneu i përbashkët i Beyonces dhe Jay Z arriti që të arkëtojë 100 milionë dollarë nga të gjitha koncertet. Beyonce dhe Jay Z kanë arritur që të mbledhin deri në 90 mijë shikues në një stadium, për të përcjellur përformancat e tyre. “On The Run Tour” vijon edhe me një koncert në Paris që do të mbahet në 12 shtator dhe që do të regjistrohet nga HBO e do të transmetohet për publikun në 20 shtator.

Kanë qënë familjarët e Beyonces të cilët thanë më herët se zërat për një ndarje u përhapën që të shiteshin biletat e koncerteve. Duket se të gjitha idetë e tyre kanë rezultuar me sukses, pasi ata janë ende duke festuar në jug të Francës. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2014, ora 17:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori