Fitime marramendëse, ky është artisti më i paguar në botë
Pëlqej
Këngët e tij janë shëndërruar në hite, ku vetëm në Youtube kanë arritur miliona klikime dhe disa prej tyre kan kapur 1 bilion.

Bëhet fjalë për artistin britanik, Ed Sheeran i cili ka arritur të bëjë për vete një publik të gjerë në mbarë botën.

Kjo, jo vetëm që i ka dhënë famë, Ed Sheeran, por edhe të ardhura pasi është, duke e bërë solistin britanik artistin më të pasur në botë.

Ed Sheeran ka arritur të mposhtë edhe Adele, që prej kohësh mbahej si një ndër këngëtaret më të preferuara dhe më të paguara.

Sipas llogarive të publikuara nga kompania e tij, Sheeran ka një qarkullim vjetor prej 41 milionë e 390 mijë euro me një fitim bruto prej pothuajse 31 milionë, që do të thotë 85 mijë euro në ditë dhe 3 mijë e 500 euro në orë. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2018, ora 11:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori