Chiellini: Me Sarrin mund të flasësh vetëm para dushit, përndryshe kundërmon erë duhani

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka folur për pasionin që ka trajneri Maurizio Sarri, për duhanin. Ai ka treguar se me Sarrin mund të flasësh në zyrë vetëm para se të bësh dush, përndryshe do të kundërmosh erë duhani.

“Një gjë që asnjëri nuk ka qenë në gjendje të ndryshojë është lidhjen e tij me duhanin. Mund të shkosh dhe të flasësh me të në zyrë vetëm para se të bësh dush, ende duke mbajtur uniformën e lojës, pasi përndryshe do të kundërmosh erë duhani”, ka shkruar Chiellini në autobiografinë e tij.

Chiellini ka treguar edhe se si Sarri gjithmonë kërkon perfeksionin.

“Ai gjithmonë kërkon perfeksionin, si shembull qind për qind posedim në gjysmën e kundëreshtarit. Është utopike, sigurisht, por ndoshta ajo qasje e ka bërë të mundur që ngjitet nga poshtë për në vendin ku është tash”, ka shkruar mbrojtësi i famshëm italian.


Shtuar 17.05.2020 14:38