Ndërron jetë një italian në Sarandë, dyshimet e para

Një shtetasi italian ka ndërruar jetë ditën e sotme në Sarandë.

Sipas burimeve nga policia, ai dyshohet të ketë vdekur si pasojë e një arresti kardiak.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 16:30, në spitalin e Sarandës, ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi italian D. N., 33 vjeç, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/