Finalja e Kupës së Italisë Juventus-Inter: Shiten të gjitha biletat dhe thyhet rekord të ardhurash

Mbrëmjen e nesërme, në orën 21:00 në stadiumin Olimpico të Romës, do të luhet finalja e Kupës së Italisë ndërmjet Juventusit dhe Interit.

Stadio Olimpico u zgjodh si një fushë neutrale për të dyja ekipet por duket sikur luhet në një nga fushat e tyre, pasi “La Gazzetta dello Sport” raporton se të gjitha biletat e stadiumit prej 72 mijë vendesh janë të shitura.

Të ardhurat prej biletave nuk janë bërë ende të ditura por pretendohet se do të jenë mbi 5 milionë euro./ h.ll/albeu.com