Shefi i Shtabit të Mbrojtje britanike: Ukraina po fiton dhe do të mbijetojë

Oficeri më i lartë ushtarak i Britanisë thotë se Ukraina po e fiton luftën dhe tashmë ka “garantuar” mbijetesën e saj.

Admirali Sir Tony Radakin i përshkroi gjithashtu kërkesat e Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n si “fitore të mëtejshme për Ukrainën” në luftën e saj me Rusinë.

Radakin, Shefi i Shtabit të Mbrojtjes, tha: “Është e qartë se Ukraina po fiton dhe Putini po humbet. Ukraina po fiton sepse është në një luftë ekzistenciale për mbijetesë … dhe ajo do të mbijetojë.” Radakin tha se e ardhmja e saj si një vend i pavarur ishte tashmë e garantuar.

Ai shtoi se fitorja për Ukrainën shkoi shumë më larg se ajo që po ndodhte në fushën e betejës. Ai tha se Ukraina ishte në “vijën e parë të mbrojtjes së rregullave globale dhe vlerave globale”./albeu.com