Finalja i zhgënjeu të gjithë, por çfarë thotë mamaja e dragonjve?
Emilia Clarke u prononcua për herë të parë për finalen e “Game of Thrones” dhe tha se u ndje shumë keq për mënyrën si u prit nga fansat, jo për vete, por për autorët.

“Isha shumë e fokusuar te reagimi im për ta vënë re ç’po ndodhte rreth meje,” tha ajo për The Daily telegraph. “U mërzita vërtet shumë për [producentët ekzekutivë] David [Benioff] dhe Dan [Weiss], që i kam miq shmë të mirë. M’u thye zemra për ta, sepse finalja ishte e tyrja.”

Clarke tha se bën çmos t’u shmanget kritikave dhe shtypit në lidhje me serialin dhe atë vetë sepse qoftë një shkrim pozitiv a negativ, do të ketë njësoj ndikim për të.

“Nuk e kërkoj veten në Google; nuk lexoj kritika,” tha ajo. “Kështu si e them unë duket sikur i kam punët në terezi, por s’më bën aspak mirë të dëgjoj të më thonë, ‘Je fantastike,’ dhe s’më bën mirë të më thonë, ‘Hej, copë mishi, pse je kaq e shëndoshë?’ Janë ekstreme me të cilat duhet të përballesh dhe thjesht refuzoj ta bëj.”

Sidoqoftë, nuk e shqetëson mendimi i njerëzve për finalen e “Game of Thrones.” Të gjithë kanë të drejtë të mendojnë ç’të duan.

“Secili ka mendimin e vet dhe me të drejtë. Është art, supozohet të çahet dhe të interpretohet sipas dëshirës,” shtoi ajo. “Dhe nëse je mërzitur sepse mbaroi, je mërzitur sepse të pëlqente. Më vjen keq që s’ishte finalja që prisnin të gjithë, por mendoj se sidoqoftë, s’do t’i bënim dot të gjithë të lumtur."




Shtuar më 21/10/2019, ora 14:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori