Finalizohet ndarja, më në fund Deep pranon kushtet e ish-it
Pas një kohe të gjatë e një lufte mes palëve është finalizuar divorci i Johnny Depp dhe Amber Heard. 53-vjeçari Deep, pranoi më në fund të paguajë 7 milionë dollar për Heard, ndërsa ajo do t’i dhurojë dy organizata bamirësie.

Kjo e fundit do të mbajë qentë Pistol dhe Boo, të cilët u bënë edhe objekt skandali kur 30-vjeҫarja i mori me vete në mënyrë të jashtëligjshme, në Australi, në 2015-ën.

Heard e ka akuzuar Depp për dhunë fizike dhe psikologjike, por aktori këtë e ka mohuar gjithmonë. Në bazë të dokumenteve të gjykatës, Heard tha se Depp ka abuzuar fizikisht me të, madje edhe e kishte qëlluar me telefon në fytyrë gjatë një zënke në shkurt të vitit të kaluar. /albeu.com/

Shtuar më 14/01/2017, ora 16:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori